AKTUALITET, 24 Maj 2018, 22:52

Bardhi: Drejtori i Policisë së Vlorës, nën urdhërat e Agron Xhafajt

Bardhi: Drejtori i Policisë së Vlorës, nën urdhërat e

Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, deklaroi se drejtori i Policisë së Vlorës, është nën urdhërat e Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.

Bardhi: Edi Rama e di që vëllai i Xhafaj drejton një grup kriminal në Vlorë. Ne po ngremë hamendësime mbi vertetësinë e përgjimit, që i vëllai i Ministrit drejton një grup kriminal në Vlorë. Këtë e di edhe Edi Ranma edhe Fatmir Xhafa, edhe drejtori i Policisë së Vlorës ishte nën urdhërat të Ministrit të Brendshem, rrinte gjithë ditën me vëllain e Ministrit të Brendshëm, kam edhe fakte. Shkoni edhe verifikoheni, unë nuk jam fotograf, por çdo denocnim mbi lidhjet e qeverisë me krimin, nga PD kanë dalë të vërteta. Të shkojë prokuroria e të marrë pamjet e radarëve, dhe do shikoni spektakël, nëse kjo histori nuk do ishte e vërtetë pse duhet të ikte Agron Xhafaj në Itali, pse? Procedimi penal i prokurorisë është nisur një ditë mbasi është larguar Agron Xhafaj, ndërkohë që denoncimi i bërë nga PD, ka qenë më herët./TPZ.AL/