AKTUALITET, 25 Maj 2018, 09:49

Basha thirrje qytetarëve: Është në dorën tonë t’i largojmë ata që pasurohen duke grabitur Shqipërinë!

Basha thirrje qytetarëve: Është në dorën tonë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qytetarëve sot në mbarë vendin, të mblidhen në Tiranë më 26 maj për të protestuar.

Në mesazhin e tij në rrjetete sociale, Basha shkruan krahas videos që publikon: “Ata pasurohen duke grabitur Shqipërinë me koncesione dhe tendera. Është në dorën tonë t’i largojmë!”