TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, është vetëizoluar në fillim të kësaj jave pasi zbuloi se ka kontakt me një person të konfirmuar me koronavirus.
Pas marrjes së lajmit, ai dhe personat me të cilët ai punon, janë testuar për koronavirus.
Për pasojë, axhenda e ministrit të Jashtëm grek është anuluar deri në fund të kësaj jave. Për këtë arsye, Dendias nuk do të takohet as me homologun egjiptian Sameh Sukri. Po ashtu, ministri nuk do të marrë pjesë as në darkën që do të mbahet në nder të presidentit të Egjiptit, Fatah Al Sisi.