AKTUALITET, 18 Janar 2019, 21:52

Kush është “i forti” i arrestuar në Shijak, i lidhur me laboratorin e heroinës në Has

Kush është “i forti” i arrestuar në Shijak, i lidhur

Hekuran Hoxha, një nga porositësit e heroinës që prodhohej në laboratorin e Hasit, është arrestuar nga Policia e Shtetit. 48-vjeçari Hekuran Hoxha nga Xhafzotaj i Durrësit, dyshohet se ishte një ndër personat e lidhur me Admir Hoxhën personin që ideoi ngritjen e një laboratori në Has. Heroinën që do të prodhohej aty ata do ta trafikonin jashtë Shqipërisë. Gjithashtu Hekuran Hoxha rezulton i arrestuar si pjesë e një grupi që trafikoi 30 kg heroinë nga Turqia drejt Europës. Ai dyshohet se është pjesë e një grupi të fuqishëm kriminal në Durrës.