AKTUALITET, 18 Janar 2019, 18:06

Kryesia e re e PD, kush janë figurat e rikthyera dhe të spostuara

Kryesia e re e PD, kush janë figurat e rikthyera dhe të spostuara

Kreu i PD, Luzim Basha ka bërë publike gjithë kandidaturat e forumeve drejtuese të PD një ditë para mbledhjes së Këshilli Kombëtar të kësaj force politike.

Në fokus të mbledhjes së Këshillit Kombëtar për ditën e nesërme do të jenë zgjedhja e Kryesisë së re të Partisë Demokratike, por edhe situata politike në vend. Në një dalje për mediat, Basha u shpreh se Këshilli Kombëtar demokrat do zgjedhë kryesinë e re me 15 anëtarë si dhe drejtuesit e sekretariateve, ndërsa vërehet rikthimi i disa emrave si dhe spostimi i disa të tjerëve.

Kështu, kryedmokrati ka propozuar të rikthejë ish-presidentin Bujar Nishani duke e propozuar Kryetar të Këshillit Kombëtar. Një tjetër emër i propozuar dhe që rikthehet në selinë blu është ish-kryetari i KQZ-së Çlirim Gjata, i cili kandidon për Sekretar të Çështjeve Ligjore përballë Marinela Ziut.

Ndryshime të ndjeshme vërehen edhe në Sekretariatin organizativ, ku sekretari i Përgjithshëm në detyrë, Arben Ristani nuk do rikandidojë më për këtë funksion. Basha ka propozuar që në garë për këtë pozicion të jetë Dorjan Teliti dhe Gazmend Bardhi.

Edhe Enno Bozdo nuk do jetë më Sekretar Organizativ, pasi në vend të tij janë propozuar Sahit Dollapi dhe Lulzim Omuri.

Ndërkohë, Basha nuk ka propozuar emra të rinj për dy nënkryetarët aktualë Edi Paloka dhe Edmond Spaho duke kërkuar votëbesimin e tyre.

Kandidatët për anetarë të kryesisë së PDSH:

Agron Shehaj, Aldo Bumci, Arben Beqiri, Arben Ibro, Avenir Peka, Bardh Spahia, Besart Kadia, Dhurata Cupi, Dritan Shano, Dorjan Gjonmarkaj, Endri Hasa, Enkelejd Alibeaj, Enkelejda Sallaku, Enno Bozdo, Enri Ceno, Ervin Salianji, Fatbardh Kadilli, Fatbardha Kadiu, Fatbardh Sallaku, Fitim Zekthi, Flamur Hoxha, Flamur Noka, Florjon Mima, Gazmend Koduzi, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Genti Malko, Gerti Bogdani, Grida Duma, Izmira Ulqinaku, Jamarber Malltezi, Jorida Tabaku, Kastriot Sulka, Klevis Balliu, Kreshnik Collaku, Ledina Mandia, Luciano Boci, Lindita Metaliaj, Mateo Spaho, Nada Mecorapja, Nevila Xhindi, Ndricim Mehmeti, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, Roland Bejko, Rudina Hajdari, Tomorr Alizoti, Tritan Shehu, Valentina Duka, Xhemal Gjunkshi.

Sekretariati organizativ:

Gazment Bardhi – Dorjan Teliti, Sekretar i Pergjithshem

Clirim Gjata – Marinela Ziu, Sekretar per Ceshtjet Ligjore

Sahit Dollapi – Lulzim Omuri, Sekretar Organizativ

Ivi Kaso – Dorjan Gjonmarkaj, Sekretar per Ceshtjet Zgjedhore

Ervin Minarolli – Minushe Lazaj, Sekretar per Burimet Njerezore

Propozime për organe statutore:

Bujar Nishani – Kryetar i Keshillit Kombetar

Halim Kosova Kryetar i Komisionit te Integritetit dhe Etikes

Jemin Gjana Kryetar i Komisionit Zgjedhor

Arben Ristani Kryetar i Komisionit te Apelimit

Alfred Rushaj Kryetar i Bordit Financiar

Kërkesë për votëbesim:

Edi Paloka – Nenkryetar

Edmond Spaho – Nenkryetar

Anëtarë të kryesisë

Kryetarja e LDG Albana Vokshi

Kryetari i FRPD Belind Kellici