TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në News24, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama e ka çuar eleminimin e kundërshtarëve në ekstrem. Lubonja u shpreh se ky është një tipar i Shqipërisë në tranzicion, por se Rama është investuar maksimalisht për eleminimin e çdo zëri kundërshtar dhe kritik.
"Është një fatkeqësi e madhe, që në vend që të reflektohet për hallet e këtij vendi, ka vetëm një luftë absurde për pushtet të disa horrave që grinden e shajnë njëri tjetrin, me në krye, kryeministrin, që nuk gjen dot një moment reflektimi për të thënë 'mos kam edhe unë ndonjë përgjegjësi', por kërkon nga të katër anët kazane dhe kosha plehrash, që t'i etiketojë si kundërshtarët e tij, si armiq. Në Shqipëri është e nevojshme që të kemi kundërshtarë politik dhe jo armiq politik. Diferenca e madhe është kjo që, me kundërshtarin dialogon , bisedon, ndërsa armikun do ta eleminosh. Për fat të keq, kështu kemi patur edhe Sali Berishën më parë, por Rama e ka çuar në ekstrem eleminimin e çdo lloj kundërshtari, çdo lloj njeriu që i bën kritikë", u shpreh Lubonja.
VIDEO:
/TPZ.AL/