AKTUALITET, 18 Janar 2019, 21:26

Frenimi i Serbisë, Kadri Veseli: Tarifa 100 % i ka bërë mirë

Frenimi i Serbisë, Kadri Veseli: Tarifa 100 % i ka bërë mirë

Kërkesat e përfaqësuesve të SHBA-së dhe BE-së që të hiqet taksa prej 100% ndaj mallrave të Serbisë nuk e kanë lëkundur aspak koalicionin qeverisës në Kosovë.

Partnerët e koalicionit janë shprehur njëzëri se taksa nuk do të hiqet, pavarësisht se kjo masë shihet si pengesë për zhvillimin e dialogut me Serbinë. Për masat ekonomike ndaj shtetit fqinj ka folur edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili tha se taksa duhet të mbetet në fuqi.

“Taksa 100% i ka bërë mirë Serbisë dhe ka qenë reaksion i një agresiviteti që e ka sjell Serbia për faktin se për një kohë të gjatë ka qenë agresive dhe nuk e ka respektuar Kosovën” u shpreh Veseli.