AKTUALITET, 18 Janar 2019, 20:26

Elbasan/ Humbet ekuilibrin mbi motor, plagoset rëndë drejtuesi

Elbasan/ Humbet ekuilibrin mbi motor, plagoset rëndë drejtuesi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku drejtuesi i një motori ka mbetur i plagosur dhe me fraktura pasi ka humbur ekuilibrin e motorit që ishte duke drejtuar.

50-vjecari me inicialet Xh.M. është plagosur dhe ndodhet në spital ku po merr ndihmën e parë. Aksidenti ka ndodhur në qendër të qytetit në afërsi të lagjes 1 maji.