AKTUALITET, 5 Prill 2018, 18:15

Kush është gjyqtari i tretë që do kalojë në “sitën” e Vettingut

Kush është gjyqtari i tretë që do kalojë në

Besim Trezhnjeva, i cili është gjykatës pranë Gjykatës së Apelit në Durrës, do të jetë gjyqtari i radhës që do të kalojë në “sitën” e Vettingut.

Njoftimi është dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili thekson se më 11 prill  në orën 10:00, do të zhvillojë seancën dëgjimore publike me Trezhnjevën.

Gjyqtari do të jetë përballë trupës gjykuese të KPK-së të përbërë nga Alma Faskaj, Firdes Shuli dhe Roland Ilia.

Trezhnjeva bëhet kështu gjyqtari i tretë që do të kalojë procesin e vettingut pas Vitore Tushës, figura e së cilës rezultoi e pastër dhe Fatos Lulos. Ky i fundit nuk mundi ta kalonte vettingun, duke mos mundur të justifikonte dot pasurinë.