TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një bombë makinë shpërtheu 4 ditë më parë, para shtëpisë së një gazetari në Mal të Zi, i specializuar në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Reporterët pa Kufij (RSF) i bëjnë thirrje autoriteteve të Malit të Zi që të kryejnë një hetim tërësor dhe të dënojnë sa më parë autorët e këtij shpërthimi.
Policia malazeze konfirmoi të martën në 3 prill 2018, dy ditë pas shpërthimit, se krimi dyshohet të ketë lidhje me veprimtarinë e gazetarit investigativ të televizionit TV Vijesti, Sead Sadikovic dhe se ngjarja po hetohet, ndërkohë që dy persona janë arrestuar.
"Reporterët pa Kufij u kërkojnë autoriteteve malazeze që të urdhërojnë hetim të plotë të sulmit me eksploziv, para shtëpisë së gazetarit, për të identifikuar urdhëruesit dhe për të siguruar mbrojtje të shpejtë për gazetarin që u bë objekt i kërcënimit,- deklaroi Pauline Adès- Mével, Shefe e Zyrës së Reporterëve pa Kufij për Ballkanin dhe Vendet e BE-së. Edhe pse kryeministri Dushko Markoviq këmbëngul se ka siguri në vend, ky sulm, i shtati i këtij lloji që nga fillimi i vitit 2018 dëshmon klimën në të cilën ndodhen gazetarët, që duan të hetojnë tema të tilla si; korrupsioni dhe krimi i organizuar . Mali i Zi renditet i 106-ti nga 180 vende në Indeksin e Lirisë së Lirisë së Shtypit 2017 të Reporterëve pa Kufij (RSF)," thuhet në reagimin e Pauline Adès-Mevel.