AKTUALITET, 9 October 2026, 13:41

Penalizimi/ Theu bojkotin e Dhomës së Avokatisë, i pezullohet për 2 vjet licenca e avokatit Lefter Xhengo!

Penalizimi/ Theu bojkotin e Dhomës së Avokatisë, i pezullohet

Komiteti disiplinor i Dhomës së Avokatisë mbas mbledhjes së thirrur me urgjencë i pezulloi me dy vjet licencën avokatit Lefter Xhengo.

Avokati Xhengo, theu bojkotin e avokatëve dhe mori pjesë në seancën për caktimin e masës së sigurisë në GJKKO ndaj Leli Kajës.

Ndërkohë, mbledhja vijon për shqyrtimin e rastit të avokatit tjetër, i cili një ditë më parë theu bojkotin gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj Gerta Gjocit.