AKTUALITET, 9 October 2026, 14:08

Shishe uji e vezë në drejtim të Ramës në seancë, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë

Shishe uji e vezë në drejtim të Ramës në seancë,

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 60 ditë të Gazment Bardhit dhe Klevis Balliut pas kaosit në seancën ku u miratua me 85 vota pro reforma territoriale.

Dy deputetët demokratë, gjatë momentit të votimit qëlluan me vezë e shishe uji në drejtim të kryeministrit Edi Rama. 

Sipas kërkesës së mazhorancës, ndaj dy deputetëve kërkohet masa e përjashtimit për 60 ditë nga aktivitetet e Parlamentit.

Nisma vjen pas përplasjeve dhe debateve të zhvilluara në Kuvend gjatë seancës për miratimin e Reformës Territoriale, e cila u shoqërua me tensione mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Në disa momente, deputetët demokratë kanë hedhur vezë dhe ujë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe deputetes, Belinda Balluku.

Kërkesa e Partisë Socialiste për përjashtimin e deputetëve demokratë pritet të shqyrtohet nga Sekretariati i Etikës.