AKTUALITET, 21 Nëntor 2018, 14:39

Kurti thirrje politikës për konsensus: Ja kërkesat për Serbinë

Kurti thirrje politikës për konsensus: Ja kërkesat për

Një ditë pas votës kundër Kosovës për mos të qenë pjesë e Interpol, vjen reagimi nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Përmes një konferencë për media ai ka kërkuar që subjektet politike në Kosovë të arrijnë konsensus për përpilimin e një liste ku Serbisë t’i kërkohet njohja e pavarësisë dhe zbulimi i personave të pagjetur.

“Hapi i parë i përgatitjes për bisedime me Serbinë është krijimi i një raporti me pëlqimin e të gjitha subjekteve politike në vend. Nuk mund të pajtohemi me Serbinë nëse nuk pajtohemi me njëri-tjetrin rreth këtij raporti”, ka thënë Kurti. Po ashtu ai tha se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duhet t’i ndalë pazaret territoriale me Serbinë.

“Jam optimist që mund ta ndërtojnë konsensusin parlamentar e qeveritar për kërkesat tona ndaj Serbisë. Është dëm i madh për demokracinë tonë që na ka hyrë Serbia në mes e na ka përçarë”, tha ai.

Sipas Kurtit kjo listë do të duhej t’i përmbante këto kërkesa:

-Njohja juridike e Kosovës nga Serbia dhe kërkesa që ajo ta ndryshonte kushtetutën e saj dhe ta heq fjalinë ku thuhet se krahina e Kosovës dhe Metohisë është pjesë e territorit të Serbisë.

-Zbardhja e fatit të të pagjeturve, në Kosovë ka pasur krime lufte e krime kundër njerëzimit të cilat i ka kryer Serbia dhe ende nuk ka kërkuar falje.

-Reciprociteti i njohjes së të drejtave të pjesëtarëve të Kosovës që jetojnë në Serbi e anasjelltas.

-Të na i kthejë regjistrat civilë e kadastrave. Të na e paguajë dëmin e luftës.