LIFESTYLE, 7 Korrik 2019, 11:34

“Kur erdhe? Sa do rrish?”/ Emigranti gjen zgjidhjen për pyetjet që e bezdisin

“Kur erdhe? Sa do rrish?”/ Emigranti gjen zgjidhjen për pyetjet


Disa nga pyetjet që më së shumti bëhen gjatë kohës kur emigrantët vijnë për pushimet e verës janë “Kur keni ardhur?” dhe “Sa do të rrini?”.

Këtyre pyetjeve një emigrant kreativ ka vendosur t’iu përgjigjet duke i printuar në një bluzë.

E bëri këtë pasi ishte lodhur të përgjigjej në çdo takim të programuar apo rastësor.

“Kam ardh me 15.07. Kam me nejt deri me 08.08. Ma mire këtu se atje”, – ka shkruar emigranti nga Kosova që bluzën e mbante gjithmonë të veshur.