AKTUALITET, 7 Prill 2018, 11:55

Arrestimet e gylenistëve/ Befason analisti: Ja nga cili rrezik i madh na ka shpëtuar Erdogani

Arrestimet e gylenistëve/ Befason analisti: Ja nga cili rrezik i madh na ka

Kështu deklaroi mbrëmë në emisionin “Java” në RTSH analisti Lorenc Vangjeli gjatë një debati për  guilenizmin në Shqipëri në dritën e   zhvillimeve të fundit në Kosovë ku gjashtë shtetas turq të cilësuar si  pjesë e  lëvizjes së  klerikut Gulien, ish mik i Presidentit turk,u arestuan dhe u dërguan në Turqi nga forcat e  sigurisë së Turqisë.

Ngjarja ka bërë bujë, vendet e Perëndimit e kanë dënuar këtë akt,  zyrtarët e lartë të shtetit dhe qeverisë së Kosovës të përfshirë në dorëzimin e shtetasve turq  janë venë nën një  breshëri akuzash.

Në  këtë kontekst, kur duket se Turqia po i bën edhe Shqipërisë  kërkesa dhe presione të ngjashme si ato në Kosovë për të dorëzuar ose asgjësuar vatrat e guilenizmit në Shqipëri,   analisti Lorenc Vangjeli dhe studiusi  Ermir Giinishi  kanë shpalosur një qëndrim që duket krejt “ kudnër rrymës”, duke folur  për rrezikun guilenist në Shqipëri.

Lorenc Vangjeli

Ata  paraqiten   në emisionin “Java” disa artikuj  kundër këtij rreziku, botuar prej tyre  një dekadë me parë kur Erdogan dhe Kleriku Guilen ishin “ në një varkë”, madje Guilen ishte at shpirtëror i Erdoganit., siç tha Vangjeli.

“Ata janë si një ushtri e heshtur që kanë taktikën e depërtimit  në administratë, në qeveri, në Kuvend, në agjencitë  e zbatimit të ligjit, kudo. Dhe ata kanë depërtuar në fakt”, theksoi studiusi Ermir Gjinishi duke nënvizuar se guilenistë ka edhe në qeveri. Një synim i tyre ka qenë dhe mbetet  turqizimi i fesë islame në Shqipëri duke i  hequr asaj karakteristikat e  traditës  shqiptare,  nënvizoi ai.

“ Kanë vepruar si një masoneri”, tha Lorenc Vangjeli .”Kanë patur në plan të shkojnë larg me taktikën e tyre të marrjes së kalasë nga brenda. Tingëllon paradoksale  sot,  por unë dua ta them me plotë  gojën : Erdogan e ka shpëtuar Shqipërinë nga një rresik i madh që është lëvizja guileniste”, nenvizoi Vangjeli duke shtuar: “Unë nuk dua të komentoj fare konfliktin e brendshëm të  Presidentit  turk me klerikun Gulein dhe lëvizjen e tij. Ky është një problem i Tuqisë. Unë  dhe zoti Gjinishi kemi  shkruar dhe flasim  për rrezikun që i kanosej Shqipërisë nga kjop  lëvizje, rresik që nuk  ka kaluar akoma”.

Në rolin e moderatorit të bisedës në studio, analisti Preç Zogaj  paralajmëroi  jehonën   dhe debatet që do të shkaktojnë  pohimet e Gjinishti dhe Vangjelit në   kontekstin e zhvillimeve të fundit. Zogaj tha se  ketyre pohimeve u jep kredibilitet fakti që janë berë e zhvilluar  para se  Erdogan dhe Gulein të bëshin armiq. “ Shqipëria duhet të vlerësojë rrezikun, por kjo nuk do të  thotë të inkurajojmë   dorëzime si ato që kanë ndodhur në Kosovë. Shqipëria nuk strehon terroristë. Për çdo qëndrim ndaj kundështarëve të Presidentit  turk, Shqipëria duhet të jetë në sintoni me konventat dhe  me vendet aleate të përendimit”, tha Zogaj duke shtuar se “ky   nuk është një problem bilateral   mes dy vendeve dhe  as përsonal mes krerëve të dy vendeve”.