AKTUALITET, 7 Prill 2018, 12:44

Protesta/ Qytetarët i vendosin tra Edi Ramës, në hyrje të kryeministrisë

Shoqëria Civile, ka zhvilluar një protestë ditën e sotme, përpara godinës së kryeministrisë. Qindra qytetarë kanë dalë me pankarta në duar, kundër rritjes së taksave, kundër tarifës në "Rrugën e Kombit" dhe kundër koncesioneve qindra milionë euro të kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kanë vendosur një tra, përpara hyrjes së kryeministrisë, në protestë për tarifën e lartë që është vendosur në "Rrugën e Kombit". Në këtë tra, aktivistët kanë shënuar "dalja falas", një mesazh për largimin e kryeministrit.

 

 

 

Në protestë ka patur shumë panktarta dhe thirrje për lirimin e 11 kuksianëve që mbahen në burg, pas protestës ku u dogj trau në "Rrugën e Kombit".

 

 

/TPZ.AL/