TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Kam shumë vite e prekur nga HIV, po trajtohem me medikamente prej vitesh”. Kjo është deklarata që ka bërë fituesja e “Eurovizion 2014” me këngën “Rise like a Phoenis”, Conchita Wurst.
Këtë rrëfim këngëtarja e ka bërë nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, pasi është kërcënuar nga një ish-partneri i saj, i cili i ka thënë se do të zbulonte sëmundjen nga e cila ajo vuante.
29-vjeçarja ka treguar se vuan nga ky virus prej vitesh dhe se vendosi ta thotë publikisht, para se ish-partneri ta bënte.
“Sot është dita ta them hapur: Kam shumë vite e prekur nga HIV. Ky nuk është një informacion që duhet t’i jepet publikut, por një ish-partner më ka kërcënuar se do e bënte publike dhe unë nuk do i jap të drejtën askujt të më frikësojë dhe të ndikojë në jetën time në të ardhmen”, shkruan Conchita.
“Që kur u diagnostikova, po trajtohem me medikamente prej vitesh, por ky virus nuk kalon. Nuk doja ta bëja publike për disa arsye, po përmend dy prej tyre: Më e rëndësishmja është familja ime të cilët më kanë mbështetur pa kushte që nga dita e parë. Doja t’ju kurseja së pasuri vëmendjen tek unë, si djalë, nip dhe vëlla. Gjithashtu edhe miqtë e mi janë në dijeni të kësaj dhe e kanë pranuar pa më paragjykuar.
Ta thuash vetë është më mirë se të merret vesh nga të tjerët. Shpresoj të kem kurajo dhe të ndërmarr një hap tjetër kundër stigmatizimit të njerëzve që janë infektuar nga HIV.
Fansave të mi: informacioni rreth statusit të HIV mund të jetë i ri për ju, por për mua nuk është. Jam mirë, më e fortë, më e motivuar dhe më e çliruar sesa kurrë më parë. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, përfundon Conchita në postimin që menjëherë është bërë kryefjala e mediave botërore ditën e sotme.
https://www.instagram.com/p/BhmiEn7hw58/?taken-by=conchitawurst