AKTUALITET, 15 Shkurt 2018, 14:43

Kufiri detar me Greqinë, Ilir Meta në takim me Sali Berishën

Kufiri detar me Greqinë, Ilir Meta në takim me Sali Berishën

Kreu i shtetit Ilir Meta ka pritur në Presidencë, ish-presidentin Sali Berisha, i cili iu përgjigj pozitivisht ftesës për t’u konsultuar për marrëveshjen e ndarjes së detit me Greqinë dhe Protfuqishmërinë që kërkon Ministri i jashtëm, Ditmir Bushati për të.

Presidenti Meta u konsultua dje me ish-presidentët Bamir Topi dhe Bujar Nishani dhe paraditen e sotme, me Alfred Moisiun dhe Rexhep Meidanin.

Procesin e konsultave, Meta e mori me iniciativë për shkak të rëndësisë që ajo paraqet për interesat kombëtare.

Disa javë më parë, Ditmir Bushati, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi bisedime dypalëshe me homologun grek Nikos Kotzas në Korçë lidhur me marrëveshjen e ndarjes së detit ndërmjet dy vendeve.