TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
VENDIMI
Në vendim shkruhet: Bazuar në konsideratat e sipërpërmendura, Inspetorët e Etikës dhe të Disiplinës kërkojnë nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë UEFA-s që: Të referojnë çështjen te Komisioni i Apelit në UEFA në lidhje me nenin 34(3) në Statutin e UEFA-s dhe nenit 29(3) në Statutin e UEFA-s dhe nenit 29(3) në Rregulloren e Disiplinës. Në çdo event, kërkohet që organi kompetent disiplinor i UEFA-s: Të deklarohet që KS Skënderbeu përjashtohet nga pjesëmarrja në veprimtaritë për klube të UEFA-s për 10 (dhjetë) vjet. Të vendosë një gjobë prej 1,000,000 ndaj KS Skënderbeut. Inspektorët e mëposhtëm të Etikës dhe Disiplinës rezervojnë të drejtat e tyre ta pasurojnë ose ta amendojnë këtë raport në rast se paraqiten informacione apo prova të mëtejshme.
Klubi korçar është bërë shembull duke u dënuar ashpër pasi dyshohet për trukime ndeshjesh.
Në shpjegimin e raportit 33-faqësh nënvizohet se, shumë kompani bastesh e kishin hequr klubin në fjalë nga kuotimi, për shkak se dyshonin se Skënderbeu kishte rënë prè e manipulimeve sportive.
Katër takime në Kupat e Europës të skuadrës së Skënderbeut ishin mes provave për trukim, më konkretisht ndeshjet ndaj Crusaders, Dinamos së Zagrebit, Sporting të Lisbonës dhe Lokomotivës së Moskës.
Në verën e vitit 2016 ata u dënuan të mos luajnë një sezon në Europë dhe në vend të tyre luajti Partizani në kupat e Europës.
Në faqen zyrtare të UEFA-s ende nuk ka një vendim të publikuar në lidhje me Skënderbeun, por kjo që ka ndodhur i jep fund dominimit të korçarëve në futbollin tonë.
Mbetet të shihet se çfarë qëndrimi do të ndërmarrë klubi korçar, pasi ky është një dënim shembull, që UEFA nuk e kishte marrë asnjëherë më parë.
UEFA e ka marrë këtë vendim duke u bazuar në ndryshimet e koeficienteve të basteve në disa prej ndeshjeve të tyre, kryesisht në grupet e Europa League.
Në përditësim...