TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Po ashtu në audio dëgjohen dhe akuzat e Sadedinit, për jashtë ligjshmërinë e fëmijës së tretë/ Ndërkohë që Suela i ka kërkuar atij divorcin.
Sadedin Sula i dëgjoi në heshtje të plotë të gjitha përgjimet që janë shfaqur dëgjuar në gjyq.
Këto biseda janë dorëzuar nga vajza e Suela Sulës disa kohë pas vrasjes, dhe pretendohej se kishte prova që implikohej babai.
Sededin Sula nuk është shfaqur asnjëherë i penduar.
Sipas gazetares së News 24, Klodiana Lala, në audio dëgjohet dhe një bisedë që Sadetini ka bërë me një person me emrin Fation Karmeshta. Teksa i ankohej për faktin se gruaja nuk i nënshtrohej, Karmeshta i thotë Sadetinit se këtë punë do ta rregullonte ai. Fationi i tha se ‘do ta nënshtroj gruan tënde duke i bërë magji’. Ai i kërkon para në këmbim që gruaja t’i nënshtrohej.
VRASJA
Sipas dosjes hetimore, viktima u gjet e pajetë më 18 prill të vitit 2016, në orën 12:30, në fshatin Melgushë të Shkodrës. Trupi u gjet në tualetin e mobilierisë, në të cilën viktima ishte bashkëpronare. Ajo ishte shoqëruar në punë nga bashkëshorti i saj, Sadetin Sula, i cili më pas është kthyer në qytetin e Shkodrës. Deri në atë moment, rasti ishte konsideruar si vetëvrasje, por ekspertët mjekoligjorë arritën në konkluzionin se ajo ishte mbytur me duar nga një person. Më datën 7 prill 2017, nën akuzë u vu Sadetin Sula, i cili akuzohet për “vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Motivi i vrasjes dyshohet se ka qenë xhelozia. Por në zbulimin e mënyrës se si u krye krimi ndihmuan tabulatet telefonike. Nga to rezultoi se Sadetin Sula fliste shpesh me punëtorin Karmeshtna për gruan e tij dhe xhelozinë.
TESTI I ADN-SË
Marrja në pyetje e të arrestuarit për vrasjen tregoi se ai ishte shumë konfuz në dëshminë e tij. Për këtë arsye u ngritën dyshime se Karmeshtna ishte ekzekutori i krimit të porositur nga Sadetin Sula. Për këtë u krye një aktekspertim biologjik i një shisheje uji në vendin e ngjarjes, nga e cila u përftua profili gjenetik që përputhet me të arrestuarin. I njëjti rezultat u dha edhe nga analizat e ADN-së së kampionëve të marra nga thonjtë e viktimës, ku u përftua i njëjti profil gjenetik me të arrestuarin. Nga kjo rezulton se viktima është vrarë nga Karmeshtna dhe ka bërë rezistencë. Ai e ka mbytur Suela Sulën duke i vënë duart në fyt, ndërsa kjo e fundit ka bërë rezistencë