AKTUALITET, 15 Shkurt 2018, 12:00

Berisha: Rama ruhet me 350 gardistë, xhami i tavanit i ka kushtuar 170 mijë euro

Berisha: Rama ruhet me 350 gardistë, xhami i tavanit i ka kushtuar 170
Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot kreun e qeverisë se ka parashikuar një kullë 45 kate në vendin ku sot ngrihet në Teatrin Kombëtar.

Duke folur në seancën e sotme parlamentare ai tha se “Ka qenë një Petro Koleka, një i çmendur që sillej nga Vlora në Himarë, ka qenë gjyshi i tij. Shkoni pyesni në Breg pak për të. Ky jo ka rrjedhur, por ka luajtur dhe është i çmendur fare. Ngrihet dhe u thotë artistëve se nuk dinë ç’kërkojnë. Me çfarë i çove ti ato shkarravinat e tua në Bienalen e Venecias? shkarravinat e tua u cilësuan si të një adoleshenti të droguar. Lexoje Pandeli lexoje. Në qoftë se unë i shtoj të më demaskojnë gjer në fund. i ftoj të nxjerrin shkrimin e gazetës italiane dhe dy kritikëve të tjerë që i quajtën shkarravina të një adoleshenti të droguar. Atje ke përcaktuar kullën 45 kate dhe do marrësh vetë 4-5 kate të mira”.

Sipas Berishës Rama ndërkohë që kritikon artistët se presin gjithçka nga shteti, vetë ruhet me 350 gardistë.

“A e dini që janë 350 gardistë që janë të angazhuar të ruajnë fshatin në Surrel? E dini se si hanë? Nuk kanë një vend ku të ulen dhe hanë në stola, shtrojnë atë copë bukë që marrin me vete. Vetë jeton në saraje ky. Vetëm xhami i tavanit i ka kushtuar 170 mijë euro. Sepse është super special. 70 mijë euro pigmenti i betonit të bunkerit. Një batalion është dislokuar aty”, tha Berisha.