AKTUALITET, 15 Shkurt 2018, 12:33

"Kupola" e Policisë, ja kush do ta ruajë rendin në kryeqytet

Pas paralajmërimit të Drejtorit të ri Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka ardhur dhe lëvizja e parë në kupolën e policisë.

Gjovalin Loka, i cili mbante portin e drejtorit të Shkodrës, tashmë është emëruar drejtor për rendin në Policinë e Tiranës.

qato

Emërimi në këtë detyrë është bërë ditën e sotme. Loka ka marrë pozicionin e Altin Qatos, i cili aktualisht mban detyrën e Drejtorit të Policisë së Elbasanit, pasi u komandua në këtë detyrë pas ngjarjeve të rënda që ndodhën.

Loka prej vitesh mbante detyrën e kreut të Policisë së Shkodrës. Ai është një ndër oficerët e vjetër të Policisë së Shtetit.