AKTUALITET, 15 Shkurt 2018, 11:42

Detajet makabre/ Si i nxorri agresori nxënësit në pritë, për të vrarë sa më shumë prej tyre

Adoleshenti që hapi zjarr dhe vrau 17 persona në një shkollë në Florida të SHBA-së, mendohet se ka aktivizuar alarmin e zjarrit në mënyrë që nxënësit të dilnin jashtë dhe ai të kishte mundësi të vriste sa më shumë prej tyre.

Nikolas Cruz, 19 vjeç, përshkruhet nga autoritetet e shkollës por edhe nga nxënës që e njihnin, si një person problematik që kishte patur sherre në shkollë. Cruz ishte i fiksuar pas armëve dhe postonte foto me armë të ndryshme në rrjetet sociale. Ai shpesh torturonte kafshët dhe pasi i vriste, i postonte fotot në rrjetet sociale. Cruz ishte përjashtuar nga shkolla një vit më parë.

Pasi qëlloi mbi nxënësit dhe mësuesit, agresori u mundua të futej mes turmës së nxënësve që largoheshin nga shkolla të tmerruar, për t'iu shmangur policisë, por është arrestur në vendngjarje.

"Alarmi ndaloi kur nxënësit ishin në mes të shkallëve. Ne dëgjuam të shtëna që vinin nga kati i parë dhe më pas të gjithë po vraponin për të vajtur tek katet më lartë. Të gjithë u futëm në klasë. Mësuesi po mbyllte derën, por u qëllua dhe vdiq në vend", thotë një prej dëshmitarëve të ngjarjes.

Dy prej viktimave janë drejtori i atletikës, Chris Hixon dhe nxënësja, Jaime Guttenburg (fotot më poshtë).

 

/TPZ.AL/