AKTUALITET, 15 Shkurt 2018, 10:50

Atentati ndaj biznesmenit Begalla, Fqinji: Ishte familjar i rregullt....

Fqinjët e biznesmenit të vrarë dje me armë zjarri në Tiranë kanë thënë se 64-vjecari nuk njihej si person problematik. Fqinji i Memli (Afrim) Begalla, Selami Maho, thotë se ai ishte njeri i mirë dhe për herë të fundit e ka parë dje teksa rregullonte makinën.

“Për herë të fundit e pashë dje Memli Begallin po rregullonte makinën, poshtë ballkonit tim. Ishte prind i dy djemve dhe familjar i rregullt. Nuk dëgjova krisma kur ndodhi ngjarja. Vrasjen e mësova kur erdhi policia dhe rrethoi oborrin. Nuk dëgjova as për ndonjë zënkë në oborr”- thotë fqinji i biznesmenit të ekzekutuar në garazhdin e pallatit ku jetonte në zonën e ish Bllokut, në rrugën ‘Nikolla Tupe’, raporton BalkanWeb.

Mësohet se biznesmeni lëvizte me një makinë të thjeshtë tip ‘Renault’ me targa AA462NN dhe u vra ne parkingun e pallatit ku jetonte në katin e tretë.

vrasja-ne-tirane-makina-e-memli-begollit

vrasja-ne-tirane-memli-begolli

Kujtojme se 64-vjecari sapo ka zbritur nga pallati, ishte duke hipur në makinën e tij kur është qëlluar për vdekje me armë me silenciator nga disa persona ende të paidentifikuar. Dyshohet se atentatorët kanë qëlluar nga një makinë tip ‘BMW’ e zezë, ndërsa më pas janë larguar. Deri më tani janë shoqëruar 3 persona.