TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Departamenti i Shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara, ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla dhe familjes së tij. Vendimi, i bërë publik të mërkurën, thekson se Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish-zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.
Ligjet amerikane parashikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.
Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht. Përveç zotit Llalla, Sekretari Tillerson ka miratuar ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.
Më 12 shkurt, ambasadori amerikan Donald Lu komentoi kërkesën e ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla për të mos qenë më pjesë e sistemit të Drejtësisë.
Duke folur për televizionin “News 24”, ambasadori amerikan u shpreh se “vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar apo të paaftë është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet”.
Tërheqja për të qenë pjesë e sistemit të Drejtësisë duket se mund t’i japë atij mundësinë që verifikimet ndaj të ndërpriten, ndonëse ky rast mund të hapë polemika mbi interpretimin e ligjit, i cili parashikon që “subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të japë dorëheqjen nga detyra jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji… Në rastin e dorëheqjes, Komisioni merr vendim për pushimin e procedurës së rivlerësimit”.