TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtori i kabinetit në presidencë, Edmond Panariti ka shpjeguar arsyet e kthimit në Kuvend të projekt-buxhetit të vitit të ardhshëm nga kreu i shtetit Ilir Meta.
“Në një kohë kur të gjithë projeksionet e institucioneve ndërkombëtare parashikojnë rritje të numrit të të infektuarve, në buxhet nuk parashikohet mbështetje e mjaftueshme për këto nevoja emergjente.
Nuk ka buxhet për trajtim spital ndërkohë që pritet rritja e numrit të pacientëve në spital. Kjo është arsyeja thelbësore për kthimin e projekt buxhetit për vitin e ardhshëm.
Ndërkohë aty nuk parashikohen programe për të mbështetur biznesin e vogël apo për të përballuar pasojat e pandemisë pasi numri i vendit të punës të humbura përllogaritet në 50 mijë. Për vitin e ardhshëm parashikohet rritje e pagesës përkundrejt PPP, 1/4 më shumë se një vit më parë. Kjo nuk është e justifikueshme”, tha Panariti.