TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar me inicialet N.M,. në Vlorë pasi dyshohet se kishte ushtruar dhënë ndaj nënës së tij.
Sipas forcave blu, në kuadër të parandalimit të përshkallëzimit të dhunës në familje, u bë arrestimi i 35-vjeçari i cili ka ushtruar dhunë psikologjike të përsëritur ndaj nënës.
Materialet e hetimit i janë dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vijim të mëtejshëm.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/ Arrestohet në flagrancë një shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje” .
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin N. M., 35 vjeç, banues në Bishan, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj nënës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.