AKTUALITET, 11 Dhjetor 2020, 11:30

Rrëshqitje gurësh në rrugën Berat-Corovodë, bllokohet kalimi i mjeteve

Moti i keq dhe reshjet e shiut të rëna gjatë ditëve të fundit kanë sjell problematikë ne aksin rrugor Berat-Corovodë si rrëshqitje të gurëve shkëmbor.

Rënia e gurëve ka bllokuar një sens kalimi të këtij aksi rrugor.

Punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës kanë mbërritur për të pastruar rrugën nga gurët e rënë në rrugë.

Ndërkohë kujtojmë se ky aks rrugor është problematik sepse mungojnë rrjetat mbrojtëse, drejtuesit e mjeteve janë të rrezikuar sa herë që kalojnë në këtë segment.