AKTUALITET, 11 Dhjetor 2020, 12:50

Koronavirusi i merr jetën ish-rektorit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”

Koronavirusi i merr jetën ish-rektorit të Universitetit

Shuhet një tjetër figurë e botës akademike.

Është ndarë sot nga jeta si pasojë e Covid 19 ish-rektori i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Jani Dode.

Mësohet se Dode ishte në intubim prej disa ditësh në spitalin Infektiv, ndërsa sot nuk ka mundur më të vijojë betejën me virusin e rrezikshëm Covid 19.

Dode ka qënë rektor në vitet 2000, për tu zgjedhur në 2008 Kryetar i Këshillit Administrativ të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.