AKTUALITET, 11 Dhjetor 2020, 12:02

Vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha, gjykata jep vendimin për policin

Vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha, gjykata jep vendimin për policin

Gjykata vendos masën e sigurisë “arrest me burg” për efektivin e Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj, i cili akuzohet për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, ngjarje e ndodhur pas mesnatës së të hënës në zonën e Laprakës në Tiranë.

Avokati i Hajdarajt ka kërkuar një masë më të butë për klientin e tij për shkak se ky i fundit ka shprehur pendesë për aktin e kryer.

Ndërkohë gazetarja Glidona Daci raporton se sipas prokurorisë i riu ka hematoma në fytyrë, por do të jetë ekspertiza përfundimtare që do të përcaktojë nga se i janë shkaktuar.