AKTUALITET, 6 Maj 2020, 17:25

Kthimi i maturantëve në shkolla, ministrja e Arsimit publikon rregullat strikte: Maksimumi 12 nxënës në klasë

Kthimi i maturantëve në shkolla, ministrja e Arsimit publikon

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, bëri publike edhe mënyrën se si do të rikthehen maturantët në shkollë.

“Siç kanë vepruar të gjitha vendet e tjera që kanë vendosur trë mbajnë maturat shtetërore edhe ne kemi ndërmarrë hapat tonë. Duke marrë parasysh që ka shumë nxënës vendosëm të kthejmë edhe klasat e tjera

Ata do jenë maksimumi 12 nxënës në klasë duke rujatur distancën prej dy metrash dhe do merren masa për higjienizimin e klasave. Këto do të jenë disa masa që do të merren që nxënësit dhe mësuesit të jenë të sigurt.

Ajo çfarë ne duam të sigurojmë është që, çdo shkollë të ketë mjetet e nevojshme për të kryer pastrimin. Klasat do të jenë të pastra.

Nëse nxënësit ndihen se mund ta bëjnë provimin pa konsultime mund të përgatiten vetë në shtëpi. Një maturant që, i ka ndjekur edhe mësimet online është i përgatitur pa qenë nevoja të kthehen në shkollë.

Pjesa më e madhe e kërkesave është që të vijnë në shkollë, sepse kanë nevojë për konsultime”, tha Shahini.