AKTUALITET, 23 Korrik 2019, 18:49

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe/ Meta uron Boris Johnson

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe/ Meta uron Boris Johnson

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, uron kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Në mesazhin e tij, Metam shprehet i gatshëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Urime dhe shumë suksese z.Boris Johnson për zgjedhjen në detyrën e lartë të Kryeministrit të ardhshëm të Britanisë së Madhe. Gatishmëri për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat. Shqipëria beson në angazhimin e dosmosdoshëm të Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, si faktor kyç për stabilitetin e rajonit, konsolidimit të demokracisë dhe shtetit ligjor”, shkruan presidenti Meta në mesazhin e tij.