TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkëshortja e kryeministrit në ikje të Kosovës Ramush Haradinaj, Anita Muçaj ka prekur me dedikimin që ajo i ka kushtuar kreut të AAK-së pas nisjes së tij drejt Hagës.
Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, Anita shkruan se kjo është hera e tretë që familja e tyre po mban mbi supe peshën e rëndë të fatit të hidhur të vendit.
Anita i shkruan bashkëshortit të saj se po e pret që të kthehet në shtëpi së bashku më tre fëmijët e tyre.
Familja Haradinaj
Statusi i plotë:
…Sepse eshte hera e trete qe po mbajme mbi supe peshen e rende te fatit te hidhur Kosoves…
Konsistenca dhe stabiliteti, vendimarrja jote dhe besimi në parime janë ato që të identifikojnë më së miri, prandaj përballë teje ata ndjehen të vegjel, prandaj ti përbën rrezik për ta, kot nuk thuhet mbrojtja më e mirë është sulmi, të sulmuan për t’a madhështuar vetveten. Nëse ata do të shkonin një herë në ndonjë proces gjyqësor do të shëndrroheshin në grimca dhe këtu është fatkeqësia dhe nuk ka gjë më të keqe se zemërligësia. Ti gjithmonë e ke dhe e kishe një popull mbrapa, të mbeshtetën dje dhe sot, kjo është fuqia më e madhe që një lider mund ta ketë! Edhe sot edhe gjithmonë ti do jesh fitimtar sepse besove dhe beson në dicka më madhore, ti beson në nder e dinjitet. Të tjerët le të besojnë në pushtet! Të presim me Hanën, Gjinin dhe Trimin bashkë me t’gjithë fëmijët e Kosovës që do rriten duke mos u ndier inferior!!
Ramush Haradinaj niset pasditen e sotme drejt Holandës për t’u pyetur nga Dhomat e Posaçme në Hagë për luftën në Kosovë. Disa ditë më parë ai dha dorëheqjen e tij, duke zgjedhur që të shkonte si person i thjeshtë dhe pa poste.