AKTUALITET, 23 Korrik 2019, 16:34

Gjiri i Lalëzit/ Vidhet kasaforta e një marketi dhe ”Range Roveri” i parkuar përballë, në kërkim autorët

Gjiri i Lalëzit/ Vidhet kasaforta e një marketi dhe ”Range

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Gjirin e Lalëzit, disa persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur kasafortën e një marketi, ku gjendej një shumë parash ende e papërcaktuar.

Në komunikatën për shtyp të lëshuar nga Policia e Durrësit, bëhet me dije se dyshohet se autorët kanë vjedhur po ashtu në afërsi të marketit një automjet të tipit “Range Rover”, në pronësi të një 55-vjeçari.

Policia po vijon me punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë, materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.