TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur një fjalim të stërgjatur në Asamblenë e Partisë Socialiste. Për të ilustruar rëndësinë e 30 Qershorit, kur PS mori pjesë e vetme në zgjedhje, Rama tregoi bisedën me një emigrant shqiptar në Australi.
"Më mori një dikush nga Australia, i cili nuk kishte ardhur për 21 vjet në Shqipëri. Më tha do të vijë bashkë me fëmijët që janë në moshë votimi, por nuk e di a do ketë zgjedhje në 30 Qershor. Më mori në whatsapp".
Me këtë shembull, Rama ilustroi se sa vlerë kishte patur 30 Qershori, i cili ka sjellë në Shqipëri edhe një qytetar që nuk kishte ardhur prej 21 vitesh.
/TPZ.al/