TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në fjalën e tij në mbledhjen e Asamblesë së PS, Edi Rama tha: "Do ta nis nga 30 qershori si fundi I një akti të radhës në hostorinë e politikës së përçarjes.
Një akt I frymëzuar dhe I organizuar për të marrë peng shqipërinë në kuptimin më të fortë të fjalës. Prandaj edhe ato zgjedhje u kthyen në një kulm të një përplasjejë që herë pas herë është shfaqur mes antishtetit dhe shtetit. Por këtë herë më një dimension më shumë. në 30 qershor fitoi shteti, qytetaria dhe shpresa. Humbi balta.
30 qershori, I cili dukej se nuk do vinte kurrë iku paqëisht dhe plaga është ende e hapur. Dhe më e hapur se asnjëherë është sfida jonë. 30 qershorin e fituan qytetarët edhe për ne, gjithë ccfarë vjen pas duhet ta fitojmë ne edhe për qytetarët.
Shqipëria u shfaq në të gjithë brishtësinë e saj, dhe është më vend ta përsëris që Shqipëria u kërcënua dhe u lëkund. Por nëse nuk u rrëzuar erdhi edhe falë SHBA dhe BE në krah të shqiptarëvë. Në mbrojtje të parimevë më themelorë të demokracisë. Ma ha mendja se asnjëherë kur të flitet për këtë moment nuk do të harrohet roli i aleatëve për të cilin nuk do të jetë kurrë mjaft falenderimi për gjithccka bënë. Shqipëria sot është ccliruar nga makthi i gjysmës së parë të vitit por mbetet me një plagë të hapur. Barra e sfidës shumë të madhe të kurimit është e gjitha e jona për momentin. Qyetarët shqiptarë e bënë të tyren dhe më së mirë. Qoftë ata që votuan, në numra që kaluan edhe pritshmëritë edhe më optimiste dhe në një numër votash për kandidatët tanë që është një bazë shumë domenthënëse për të vijuar më tutje. Por tani është radha jonë që të bëjmë tonën duke e ndjerë forcën e vullnetit të rishprehur të shqiptarëve, jo për t’u ndjerë ne më të fortë. Por të përulemi shumë më tepër seç jemi mësuar ndaj tyre".