TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kërkesën e Donald Lu, se deri në pranverë duhen arrestuar ‘peshqit e mëdhenj’, dhe deklaratën e Ramës se Lu nuk ia kërkoi atij votën pro Jeruzalemit në OKB, Monika Kryemadhi i lexon si kërcënime në distancë ndaj njëri-tjetrit.
“Shikoni se çfarë po ndodh, doli dje Donald Lu dhe i tha Ramës ju pres deri në pranverë për arrestimin e peshqve, del Edi Rama në mbrëmje dhe thotë Ambasadori nuk më kërkoi të votoja pro rezolutës në OKB. Pra këto kërcënojnë në distancë njëri-tjetrin” – u shpreh kryetarja e LSI-së në TVSH.
Sipas Kryemadhit, reforma në drejtësi ka hyrë në një krizë institucionale për shkak të arrogancës së marzhorancës dhe Edi Ramës.