AKTUALITET, 2 Shkurt 2018, 18:57

Kërcënohet me vdekje ministri i Jashtëm grek

Kërcënohet me vdekje ministri i Jashtëm grek

Ministri i Jashtem grek, Nikos Kotzias ka marre nje leter kërcënuese, raportojnë mediat greke.

Lajmi u dha nga Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, i cili tha se letra ishte anonime me mesazh të qarte: “Ne kemi tre plumba per ty”.

Letren e kane tashme autoritetet dhe per kete kane nisur hetimet, per te zbuluar shkruesin dhe derguesin.

Ministri për Mbrojtjen e Qytetarëve e përshkroi letrën si ‘të papranueshme’ dhe i bëri thirrje pjesës tjetër të forcave politike të dënojnë veprime të tilla, siç tha ai, ‘është në interes kombëtar të ketë një klimë më të mirë’.