AKTUALITET, 2 Shkurt 2018, 17:40

Qytetari vendos në siklet Voltana Ademin, kryebashkiakja tregon sa ka rrogën

Qytetari vendos në siklet Voltana Ademin, kryebashkiakja tregon sa ka

Gjithmonë ka pasur kuriozitet për rrogën e punonjësve të shtetit dhe drejtuesve të institucioneve të ndryshëm.

Por këtij kurioziteti i është përgjigjur kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

Përmes një postimi live në faqen e saj të Facebook, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, u ka dhënë përgjigje shumë qytetarëve.

Një nga ndjekësit e pyet kryetaren e bashkisë se sa lekë do për vete dhe sa për qytetin e Shkodrës, ndërsa Voltana Ademi i ka zbuluar se sa e ka rrogën.

Qytetari: Sa lekë i do për vete dhe sa i do për Shkodrën?

Voltana Ademi: Bashkia e Shkodrës i menaxhon fondet në mënyrë transparente. Unë e lexova para disa ditësh pyetjen dhe do them sa e kam rrogën fiks. Rroga ime është 129 mijë e 124 lekë. Kjo është vlera që unë paguhem si kryetare e bashkisë Shkodër. Kuptohet të gjitha paratë e tjera menaxhohen në bazë të ligjit.