TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, ka dhënë disa detaje të tjera, mbi atë që e mban Mario Meshinin në burg, për vrasjen e Devi Kasmit.
Ndonëse avokati dhe vetë Mario Meshini pretendon se nuk ka lidhje me vrasjen e Devi Kasmit, me të cilin thuhet se kanë qenë miq, prokuroria thotë se nga rrëfimet e dëshmitarëve rezulton e provuar që i dyshuari Meshini ishte nën shoqërinë e Kasmit kur këtë të fundit e qëlluan për vdekje me pesë plumba.
Sipas Lalës, prokurori shprehet se, Meshini shfaqet me dorën drejtuar viktimës, duke ngritur dyshime se edhe ai mund të ketë qëlluar në drejtim të mikut të tij.
Për këtë arsye, ndaj 25-vjeçarit është ngritur dhe akuza e armëmbajtjes pa leje.
Prokuroria është në pritje të rezultateve të laboratorit kriminalistik, ku janë dërguar për ekzaminim armët e gjetura, për të vërtetuar nëse ai ka qëlluar ose jo në drejtim të 42-vjeçarit. Devi (Defrim) Kasmi.
Sipas gazetares Lala, “Pozitën e Meshinit në krim e kompromentuan, jo vetëm thëniet kontradiktore dhënë para hetuesve, por edhe fakti se pas krimit 25-vjeçari nuk shkoi në polici të kallëzonte ngjarjen, por doli të darkonte me të njohur. Ndaj për të gjitha këto ai është kyçur të paktën për momentin prapa hekurave.”