TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte në Roskovec ku zhvilloi një takim me strukturat e LSI në këtë qytet.
Kryemadhi tha se opozita e bashkuar nuk do të ndalet derisa të arrijë që kryeministri Edi Rama të largohet dhe të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.
“Duhet të rrezojmë Ramën sepse shqiptarët meritojnë më shumë. Nuk kemi nevojë për një lider psikopat. Nuk do të ndalemi dhe do vazhdojmë çdo ditë që takohemi me qytetarët. Do ketë zgjedhje të parakohshme politike. Çdo ditë qe kalon Rama bëhet më i dobët. Edi Ramën do ta rrëzojnë socialistët e tij, por ne do largojmë fenomenin e një kryeministri që është i lidhur me krimin”- tha kryetarja e LSI.