AKTUALITET, 2 Mars 2019, 10:25

Vrau gjyshin para dy ditësh, Gjykata lë në burg 17-vjeçarin

Vrau gjyshin para dy ditësh, Gjykata lë në burg

Gjykata  e Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë për 17-vjeçarin që vrau gjyshin e tij dy ditë më parë në lagjen “Rilindja”, Vlorë. Gjykata ka lënë në burg 17-vjeçarin Vangjel Kapllani i cili vrau me pistoletë  dhe grabiti gjyshin e tij. Polica ka dhënë masën e sigurisë edhe për 28-vjeçarin që i shiti pistoletën këtij të fundit, ndërsa për dy shokët e adoleshentit Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje.