AKTUALITET, 2 Mars 2019, 13:06

A do të jetë Meta negociator për krizën politike? Presidenti flet nga Lezha

A do të jetë Meta negociator për krizën politike? Presidenti

Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot nga Lezha mundësinë që ai të jetë negociator mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës. Meta tha se nevojitet sa më shpejt një bashkëpunim mes palëve, po refuzoi që të jepte komente të mëtejshme.

 ‘’I vetmi apel që kam unë është për reflektim dhe për bashkëpunim, në mënyrë që të fitojmë besimin për hapjen e negociatave. Duhet bashkëpunim për të parë më larg”, tha Meta në fjalën e tij para gazetarëve.