AKTUALITET, 2 Mars 2019, 09:32

E rëndë në Itali/ Shqiptari qëllon me thikë gruan në sy të fëmijës

E rëndë në Itali/ Shqiptari qëllon me thikë gruan

Një ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e djeshëm në Itali. Një çift shqiptarësh janë grindur mes njëri –tjetrit, ku në konflikt e sipër burri ka qëlluar gruan e tij me thikë në mes të rrugës, për pasojë gruaja ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar menjëherë në spitalin e “San Maurizio” .

Pak momente pasi goditi gruan , 41-vjeçari shqiptar ka tentuar të largohet por kanë qenë kalimtarët e rastit ata të cilët e kan bllokuar duke mos e lejuar të arrratisej. Mësohet se gruaja kishte dalë bashkë me fëmijën e saj disa muajshe me karrocë për shëtitje kur është qëlluar nga bashkëshorti agresor. Sipas bluzave të bardha 29- vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.