TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish- deputetja demokrate Izmira Ulqinaku shkruan se kryeministri Edi Rama ka anuluar vizitën që kishte planifikuar të organizonte sot në Shkodër pasi, sipas saj e dinte si do e prisnin shkodranët.
Teksa ka publikuar një foto në Facebook ku shihet një numër i konsiderueshëm policësh, Ulqinaku shkruan se Shkodra nështë shtetrrethim, pasi “po vjen partia”.
Reagimi i Ulqinakut:
Shkodra në shtetrrethim!
Policia kudo sot!
Rrugët janë bllokuar, sepse vjen PARIA nga Tirana. Vijnë ministrat e ish ministrat. Vijnë ato që deri tani nuk e dinin nga i bie Shkodra. Vijnë ato të cilët nuk sollën asnjë investim në Shkodër.
Edi Rama anulloi viziten në qytetin tonë sepse e dinte pritjen që do i bënim. Solli argatët e tij. Solli kukullat e tij pa zë, pa gojë e pa mend.
Shkodra është e djathtë! Shkodranët janë demokratë. Nga Shkodra vjen largimi i Ramës e diktaturës!