TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Baton Haxhiu, ka qenë i ftuar në emisionin "Zonë e Lirë", ku ka komentuar vendimin e opozitës për djegien e mandateve parlamentare. Haxhiu tha se ky veprim, do të sjellë daljen nga politika të Berishës. Por jo vetëm kaq, sipas tij, veprimi i opozitës ka ardhur për shkak se ajo nuk mund të përballet me mazhorancën e Ramës dhe se do të humbisnin zgjedhjet lokale.
"Arsyeja e parë janë pamundësia për t’u përballur me mazhorancën, e dyta pamundësia për të fituar zgjedhjet lokale, e treta është që PD ta humbi liderin pas zgjedhjeve lokale dhe arsyeja e 4-tërt ka të bëjë me LSI sepse ajo rrezikonte që mos të fitonte asgjë në zgjedhjet lokale dhe arsyeja e 5 është doktori si zakonisht. Mendoj që kjo është një dalje e doktorit nga skena politike"
/TPZ.AL/