AKTUALITET, 29 Maj 2019, 12:34

Kriza politike, Kukan: Partitë shqiptare të ngrihen mbi interesat

Kriza politike, Kukan: Partitë shqiptare të ngrihen mbi interesat


Eurodeputeti i Partive Popullore Europiane dhe Kryetari i Grupit punues të Komitetit të Punëve të Jashtme të PE për Ballkanin Perëndimor Eduard Kukan tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë plotësisht hapjen e negociatave për në BE.

Kukan u shpreh se këto vende kanë bërë progres. Ai foli edhe për krizën politike në Shqipëri, duke u shprehur se partitë politike shqiptare duhet të ngrihen mbi interesat.

“Reagimi i fundit i Komisionit Europian ka qenë pozitiv. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e meritojnë atë që ju keni sugjeruar. Ka pasur progres në rrugën e integrimit. Gjithashtu mund të themi se mund të kemi më shumë punë.

Me Shqipërinë ne vlerësojmë se ka tensione politike, është në dorën e elitave politike për atë që do të ndodhë. Partitë shqiptare duhet të ngrihen mbi interesat. Populli shqiptar vërtetë e meriton hapjen e negociatave.

Ne duhet që të bëjmë presion pozitiv për të parë sa më shumë demokraci në rajon”, tha Kukan.