AKTUALITET, 29 Maj 2019, 09:36

LAJM I FUNDIT/ Konfirmohet në detyrë gjyqatari i Krimeve të Rënda, Dhimitër Lara

LAJM I FUNDIT/ Konfirmohet në detyrë gjyqatari i Krimeve të


KPK ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Apelit për Krimeve të Rënda, Dhimitër Larën.

Vendimi u dha pak minuta më parë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Etleda Çiftja.

Sipas KPK-së Lara ka kaluar me sukses të tria shtyllat e rivlerësimit që janë pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale, duke hedhur në këtë mënyrë poshtë dhe pretendimet e vëllezërve Orik dhe Laert Shyti të cilët ngritën pretendime se ndaj tyre disa vite më parë ishte dhënë një dënim nën “korruptim politik”.

Dhimitër Lara është gjyqtari i cili ka pasur në gjykim çështjen e grupit “Hakmarrja për drejtësi”.

Në seancën e KPK-së për këtë çështje ai deklaroi se nëse do kthehej pas, nuk mendonte se do bënte ndonjë ndryshim në gjykim.