AKTUALITET, 29 Maj 2019, 12:06

Komisioni Europian rekomandon sërish hapjen e negociatave

Komisioni Europian rekomandon sërish hapjen e negociatave


Komisioni Europian prezantoi sot progres-raportin për Shqipërinë.

Raportin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u prezantua nga komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn.

“Komisioni Europian rekomandon fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Hahn.

Ky është i dyti vit radhazi që KE shprehet pozitivisht për negociatat.

Komisioneri Hahn, duke folur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, theksoi se duhet të mbahen premtimet për shtetet që aspirojnë për në BE, kur ato i përmbushin kërkesat.

Tashmë vendimi i mbetet Parlamentit Europian.