AKTUALITET, 29 Maj 2019, 10:56

I vranë prindërit, dhe mori hak/ Zbardhet historia e hakmarrjes në Shkodër, kush është 42-vjeçari i arrestuar

I vranë prindërit, dhe mori hak/ Zbardhet historia e hakmarrjes


Policia e Shkodrës ka arrestuar 42-vjeçarin Lush Pjollaj, i cili ishte në kërkim për një vrasje të ndodhur në vitin 2013.

Pjollaj ishte dënuar nga Gjykata me 23 vite burg në mungesë, ndërsa lokalizimi i tij u bë në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit.

Pjollaj ka vrarë me armë 49 vjeçarin, Marash Tonaj në fshatin Vuksanaj të komunës Shalë në zonën e Dukagjinit në 2013-tën.

Vrasja dyshohet se e ka zanafillën në vitin 2003, ku vëllai i viktimës, Nik Tonaj mendohet të jetë autori i vrasjes së një çifti bashkëshortësh, Nik dhe Lena Pjollaj, të cilët ishin prindërit e 42-vjeçarit që u arrestua sot nga policia.

Kjo është bërë shkak që mes dy fiseve të vijojë hasmëria.

Njoftimi i policisë:

Në kushte të vështira të terrenit dhe të motit, Policia ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Lush Pjollaj 42 vjeç, i cili fshihej në një banesë në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit.

Ky shtetas është dënuar në vitin 2013 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me 23 vjet burgim për veprën penale “Vrasja me paramendim”, pasi me datën 12.09.2012 në lagjen Pjollaj të fshatit Vuksanaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. T. 56 vjeç për motive të gjakmarrjes.

[playlist type="video" ids="258400"]